Është shpallur aktgjykimi kundër të akuzuarve A.B, O.B dhe S.B për veprën penale Detyrimi

Është shpallur aktgjykimi kundër të akuzuarve A.B, O.B dhe S.B për veprën penale  Detyrimi

Prishtinë 30 maj 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale PS.nr.15/20 kundër të akuzuarve A.B, O.B dhe S.B, të akuzuar sipas Aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për veprën penale Detyrimi nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari A.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite, të cilin dënim do ta mbajë 15 ditë  pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në dënimin me burgim i  llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim dhe arrest shtëpiak prej datës 23.12.2015 deri me datë 08.02.2018 dhe nga data 06.05.2019 deri me datë 31.01.2020.

I akuzuari O.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite, të cilin dënim do ta  mbajë 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në dënimin me burgim i  llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim dhe arrest shtëpiak prej datës 23.12.2015 deri me datë 09.11.2017.

I akuzuari S.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim  në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite, të cilin dënim do ta mbajë 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në dënimin me burgim i  llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim dhe arrest shtëpiak prej datës 23.12.2015 deri me datë 09.11.2017.

Bazuar në nenin 60 të KPK-së, të akuzuarit A.B i konfiskohet vetura e tipit “Chevrolet Suburban”, të akuzuarit O.B i konfiskohet vetura e tipit “Audi” A4 si dhe të akuzuarit O.B i konfiskohen të hollat në shumë prej 10.100 € (dhjetë mijë e njëqind euro). Obligohen të akuzuarit A.B, O.B dhe S.B që të paguajnë secili veç e veç shpenzimet e procedurës penale dhe paushallin gjyqësorë në shumën prej nga 300 (treqind) euro, të gjitha në afatin prej 15 ditëve, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Të  dëmtuarit  AKP, M.T, K.T, H.SH, A.H udhëzohen në kontestin e rregullt juridiko civil.

për realizimin e kërkesës pasurore juridike

Kundër  këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit  përmës Gjykatës Themelore në Prishtinë.