Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit Y.B

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar  masën e paraburgimit kundër të pandehurit  Y.B

Prishtinë 30 maj 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Y.B i dyshuar për shkak të veprës penale Rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 të KPRK-së, Nxitja e urretjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar, apo etnik nga neni 147 të KPRK-së, Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 147 të KPRK-së, Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së dhe Shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër  të pandehurit Y.B  e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.  Të pandehurit Y.B paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2 pika 1.2.1, dhe paragrafi 1 nënparagrafi 2.2, pika 1.2.3 të KPPRK-së.

I pandehuri Y.B dyshohet se ka marr pjesë në luftën në Siri, duke luftuar në kuadër të organizatave Terroriste “Abal al – Nustra dhe “Dawala Islamya” (ISIS) me cka i njëjti dyshohet se ka kryer vepat penale të lartëcekura.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.