Prishtinë 12 prill 2022 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama ka pritur në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj dhe gjyqtarin Fahret Velija anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës si dhe Kryetar i Komisionit për Administrim të Gjykatave, të pranishëm në këtë takim ishin gjyqtarët e Departamentit të Përgjithshëm-Divizioni për Çështje Civile, Departamenti për Çështje Administrative dhe Departamenti për Çështje Ekonomike.
Krahas kësaj Kryesuesi Zogaj ka njoftuar të pranishmit se Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka themeluar mekanizma të mjaftueshëm për matjen e performancës për secilin që është i angazhuar në sistemin e drejtësisë pavarësisht funksionit që kryen.
Nga gjyqtarët u kërkua që prioritet tu jepet lëndëve të vjetra duke kërkuar që ato të kryhen në afat rekord, ndërsa nga bashkpunëtorët profesional kërkoj që të ketë ngritje të dukshme të performancës dhe llogaridhënjes përmes raporteve të rregullta të cilat duhet ti dorëzojnë në baza mujore.
Qëllimi i takimit ishte njoftimi për gjyqtarët, bashkëpuntorët professional dhe stafin e gjykatës me aktivitetin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës që ka për qëllim rritjen e efikasitetit dhe llogaridhënjës.
Në takim u diskutuan edhe gjëra tjera me interes për gjykatën.