Prishtinë 08 prill 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve A.M, A.R, K.K dhe K.K për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi ne prostitucion nga neni 234 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, pasi që janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara nga neni 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovë., përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.