Ka arritur moshën e pensionimit gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hanefi Jashari

Ka arritur moshën e pensionimit gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hanefi Jashari

Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë nga Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale, Hanefi Jashari është pensionuar sot, pas një përvoje të suksesshme në sistemin gjyqësor.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani Rama në emër të gjyqtarëve dhe gjithë stafit administrativ e falënderoj gjyqtarin Hanefi Jasharin për angazhimin dhe kontributin e tij në sistemin e drejtësisë, duke i uruar shëndet dhe pensionim të mbarë.