Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.P

Gjykata Themelore në Prishtinë ka  shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.P

Prishtinë 22 shkurt 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.P për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë konform nenit 364 paragrafi 1 nën paragrafi 1 pika 3 të KPPRK e ka liruar nga akuza të akuzuarin A.P, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer vepën penale për të cilën është akuzuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.