Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.Q për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist

Gjykata ka  shpallur  aktgjykimin  kundër të akuzuarit S.Q për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist

Prishtinë 16 shkurt 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.Q për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari S.Q është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite e 3 ( tre) muaj burgim, të cilin në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masë  të paraburgimit. Gjykata me aktvendim të veçantë të akuzuarit S.Q ia vazhdon masën e paraburgimit  derisa aktgjykimi të merr formën e prerë por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me aktgjykim të kësaj gjykate.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.