Ka arritur moshën e pensionimit gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mihane Ismajli

Ka arritur moshën e pensionimit gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mihane Ismajli

Prishtinë 16 shkurt 2022 – Gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë e Departamentit për Çështje Civile, Mihane Ismajli është pensionuar sot pas një përvoje të suksesshme në sistemin gjyqësor.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani Rama në emër të gjyqtarëve dhe gjithë stafit të gjykatës e falënderoj  gjyqtaren Mihane Ismajli për kontributin e saj në sistemin e drejtësisë dhe i uroj shëndet dhe pensionim të mbarë.