Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve R.I dhe B.G për veprën penale Ushtrimi i ndikimit

Gjykata ka  shpallur  aktgjykimin  kundër të akuzuarve R.I dhe B.G për veprën penale Ushtrimi i ndikimit

Prishtinë 11 shkurt 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve R.I dhe B.G për veprën penale Ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari R.I është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 20(njëzet) muaj burgim, të cilin dënim do ta vuan në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh pas  plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi si dhe dënim me gjobë në lartësi prej 1000 €,  të cilin dënim duhet ta paguaj në afat prej 3 (tre) muajve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. 

I akuzuari B.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 20(njëzet) muaj burgim, të cilin dënim do ta vuan në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh pas  plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi si dhe dënim me gjobë në lartësi prej 1000 €, të cilin dënim duhet ta paguaj në afat prej 3 (tre) muajve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. 

Gjykata në harmoni me nenin 62 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës KPRK, të akuzuarve R.I dhe B.G  iu shqipton dënim plotësues  Ndalimi ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, në kohëzgjatje prej 2 viteve pas ekzekutimit (vuajtjes) së dënimit.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.