Prishtinë, 31 korrik 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.A. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Rrezikimi i trafikut publik nga neni 370 par. 9 lidhur me par. 6 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit V.A. i ka…
Prishtinë, 31 korrik 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.A. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Rrezikimi i trafikut publik nga neni 370 par. 9 lidhur me par. 6 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit V.A. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Ekziston dyshimi i bazuar në fshatin Grabovc i Epërm të komunës së Obiliqit i pandehuri V.A. ka drejtuar autobusin duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet atmosferike, me gjendjen e ngarkesës dhe gjendjen e sistemit të frenimit, me ç’rast ka shkaktuar aksident komunikacioni duke e goditur automjetin VW Golf 19E dhe duke i shkaktuar shoferit lëndime dhe pasagjerit A.K., i cili pas aksidentit ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1., 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së për caktimin e masës së paraburgimit.
Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën eApelit të Kosovës.