Prishtinë, 24 korrik 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.B, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Vrasje nga neni 172 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit N.B i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Ekziston dyshimi…
Prishtinë, 24 korrik 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.B, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Vrasje nga neni 172 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit N.B i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 20.07.2019 rreth orës 17.50 në Prishtinë në rrugën ’’Perandori Justinian’’ në shkallët e nënkalimit, pas mosmarrëveshjes verbale me të dëmtuarin fizikisht e ka sulmuar tani të ndjerin – të dëmtuarin G.R në atë mënyrë që e ka goditur me grushte në pjesën e kokës dhe e ka shqelmuar me këmbë ku i ndjeri kishte rënë me shpinë në shkallë, duke pësuar me këtë rast lëndime e më pas për së shkak të lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë në emergjencë në QKUK në Prishtinë.
Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, i njëjti mund të fshihet dhe mund të arratiset me qëllim që të jetë i paarritshëm për organet e ndjekjes, si dhe duke marrë parasysh faktin se për veprën penale për të cilën dyshohet, është iparaparë denimi mjaft i lartë, ekzistojnë arsyet e bazuara se i pandehuri po të gjendet në liri, do të mund të pengonte rrjedhën e procedurës penale duke fshehë, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar në dëshmtiarë, të dëmtuarit apo në pjesëmarrësit.
Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën eApelit të Kosovës.