Kryetarja Afërdita Bytyçi ka mbajtur takim me gjyqtarët e Divizionit për Çështje Penale

Kryetarja Afërdita Bytyçi ka mbajtur takim me gjyqtarët e Divizionit për Çështje Penale

“Gjykata Themelore në Prishtinë është e para gjykatë në vend që ka numrin më të madh të vendimeve të publikuara, por do të punohet edhe më shumë për t’u rritur ky numër.” – ka thënë Bytyçi.

Prishtinë, 17 korrik 2019 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi ka mbajtur takim me gjyqtarë nga Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale, gjatë të cilit është diskutuar raporti gjashtë mujor i punës së gjyqtarëve, rritja e efikasitetit në zgjidhjen e lëndëve dhe çështje tjera që lidhen me punën e këtij departamenti.  

Kryetarja Bytyçi gjatë takimit me theks të veçantë ka kërkuar nga gjyqtarët bashkëpunim për rritjen e nivelit të transparencës në veçanti lidhur me publikimin e akgjykimeve. “Gjykata Themelore në Prishtinë është e para gjykatë në vend që ka numrin më të madh të vendimeve të publikuara, por do të punohet edhe më shumë për t’u rritur ky numër.”  – ka thënë Bytyçi.

Gjykata Themelore në Prishtinë dhe Kryetarja Bytyçi  vazhdimisht ka pasur dhe do të ketë në fokus rritjen e efikasitetit të punës duke ulur sa më shumë numrin e  lëndëve të cilat janë në pritje për t’u zgjidhur.