Prishtinë, 05 korrik 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizoni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.H. për shkak të veprave penale Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni…
Prishtinë, 05 korrik 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizoni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.H. për shkak të veprave penale Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së dhe Sulm nga neni 184 par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit L.H. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri L.H. me datë 05.06.2019 pa autorizim dhe pa leje paraprake ka mbajtur në posedim armën e tipit kallashnikov dhe me dashje me të njejtën ka përdorur forcë ndaj të dëmtuarit F.R. duke e goditur në kokë.
Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 par.1 nën par.1.1, 1.2, 1.2.1, dhe 1.2.3 të KPPK-së.
Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.