Prishtinë, 05 korrik 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizoni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.J. për shkak të veprave penale Mospërfillja e Gjykatës nga neni 393 par.1 të KPRK-së lidhur me nenin…
Prishtinë, 05 korrik 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizoni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.J. për shkak të veprave penale Mospërfillja e Gjykatës nga neni 393 par.1 të KPRK-së lidhur me nenin 25 të ligjit për Dhunë në Familje, Asgjësimi apo dëmtimi i pronës nga neni 321 par.1 të KPRK-së dhe Kanosje nga neni 181 par.2 lidhur me par.2 të nenit 248 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit B.J. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.J. ka kryer veprat penale që i vihen në barrë pasi më datë 22.05.2019 i ishte afruar banesës së palës së mbrojtur P.J. e që me urdhër të Gjykatës e kishte të ndaluar, ndërsa me datë 30.06.2019 i pandehuri kishte gjuajtur xhamin e banesës së palës së mbrojtur, më pas kishte vrapuar në drejtim të palës së mbrojtur dhe me grusht kishte dëmtuar xhamin e derës së hyrjes së objektit. Me datën 02.07.2019 i pandehuri me një mesazh dhe telefonatë e kishte kërcënuar djalin e tij, tani të dëmtuarin P.J. duke shkaktuar frikë dhe ankth tek të dëmtuarit.
Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 par.1 nën par.1.1, 1.2, 1.2.1, dhe 1.2.3 të KPPK-së.
Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.