Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi ka mbajtur takim me gjyqtarë nga Departamenti për Çështje Civile për të diskutuar rrjedhën e punës në këtë departament. Gjatë takimit është diskutuar raporti i punës për gjyqtarët e këtij departamenti dhe po ashtu gjyqtarët janë njoftuar se do ketë fokus në rritjen e transparencës përmes publikimit…
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi ka mbajtur takim me gjyqtarë nga Departamenti për Çështje Civile për të diskutuar rrjedhën e punës në këtë departament.
Gjatë takimit është diskutuar raporti i punës për gjyqtarët e këtij departamenti dhe po ashtu gjyqtarët janë njoftuar se do ketë fokus në rritjen e transparencës përmes publikimit të aktgjykimeve të plotfuqishme në web faqen e Gjykatës.
Kryetarja Bytyçi ka theksuar rëndësinë që të zbatohet Kodi i Etikës dhe kërkoi nga gjyqtarët që të bëhet zgjidhja e lëndëve sipas arritjes në Gjykatë.