Gjykata shpall aktgjykimin kundër të akuzuarit A.H.

Gjykata shpall aktgjykimin kundër të akuzuarit A.H.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.H. për veprat penale Lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.3 pika 3.2 të KPRK-së dhe Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike nga neni 274…

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.H. për veprat penale Lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.3 pika 3.2 të KPRK-së dhe Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike nga neni 274 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari A.H. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej 8 (tetë) muajsh, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I akuzuari A.H. është akuzuar nga Prokuroria pasi që në vitin 2018 e kishte sulmuar fizikisht të dëmtuarën D.A. dhe i kishte shkaktuar dëmtime të lehta trupore. Gjatë intervenimit të rastit të dhunës në familje, të akuzuarit A.H. në dhomë i ishte gjetur një vazo me bimë substanca narkotike.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh në Gjykatën e Apelit të Kosovës.