Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi, shoqëruar nga gjyqtarë/e të kësaj gjykate, Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës Enver Peci dhe zyrtarë nga Misioni i OSBE-së në Kosovë janë duke marrë pjesë në punëtorinë “Ngritja e Aftësive Ligjore për Gjyqtarët” që po mbahet në Budvë të Malit të Zi. Gjatë ditës së sotme…
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi, shoqëruar nga gjyqtarë/e të kësaj gjykate, Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës Enver Peci dhe zyrtarë nga Misioni i OSBE-së në Kosovë janë duke marrë pjesë në punëtorinë “Ngritja e Aftësive Ligjore për Gjyqtarët” që po mbahet në Budvë të Malit të Zi. Gjatë ditës së sotme në fokus të diskutimit ka qenë çështja e gjykimit brenda kohës së arsyeshme në përputhje me rregullat e BE-së dhe puna e Gjykatës Supreme lidhur me mjetet e jashtëzakonshme juridike.
Punëtoria do të trajtojë edhe çështjen e dispozitave të reja të Kodit Penal dhe zhvillimet e fundit në hartimin e amendamenteve të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.
Kjo punëtori e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë ka filluar ditën e djeshme dhe do të zgjasë deri më datë 14 qershor 2019.