Prishtinë, 31 maj 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve RR.H dhe K.R për veprën penale Mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin…
Prishtinë, 31 maj 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve RR.H dhe K.R për veprën penale Mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve RR.H dhe K.R u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç.
Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 paragrafi 1.1 dhe paragrafi 1.2, pika 1.2.1,1.2.2 dhe1.2.3 të KPRK-së, ngase ekziston rreziku i arratisjes së tyre, po ashtu ekzistojnë rrethana se të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarë.
Gjykata ka vlerësuar se duke marr parasysh karakteristikat e tyre personale dhe sjelljet e tyre te mëhershme ekziston rreziku se të njëjtit mund të kryejnë vepra të njëjta apo të ngjashme penale.
Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.