Prishtinë, 13 maj 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal ka lëshuar urdhër arrest kundër të pandehurit D.M për shkak të veprës penale Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 410 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata ka vendosur lidhur me kërkesën…
Prishtinë, 13 maj 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal ka lëshuar urdhër arrest kundër të pandehurit D.M për shkak të veprës penale Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 410 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Republikës së Kosovës të datës 10.04.2019 për lëshimin e urdhër arrestit, pasi ka gjetur se i dyshuari gjatë fazës së hetimeve i është shmangur ftesave për intervistë.
Gjykata ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 175 i KPPK-së për lëshimin e urdhër arrestit.