Prishtinë, 21 maj 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve I.O, I.B, A.TH, M.M dhe RR.H, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale Fajde nga…
Prishtinë, 21 maj 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve I.O, I.B, A.TH, M.M dhe RR.H, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale Fajde nga neni 343 par. 3 lidhur me nenin 31 të KPK-së, Detyrimi nga neni 340 paragrafi 2 dhe veprën penale Mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 të KPK-së.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve I.O, I.B, A.TH, M.M i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç ndërsa është refuzuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit RR.H, si e pabazuar.
Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë arsyet e bazuara se të pandehurit po të gjendeshin në liri, do të pengonin rrjedhën e procedurës penale duke fshehur, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar në të dëmtuar dhe në dëshmitarë, po ashtu Gjykata ka konstatuar se duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, peshën e veprës penale, karakteristikat personale të
pandehurve, si dhe sjelljet e tyre të mëparshme, ashtu që nëse të pandehurit qëndrojnë në liri do të mund të përsërisin veprën e njëjtë apo të ngjashme penale.
Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.