Prishtinë, 25 Janar 2025 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit F. K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Pjesëmarrja ose organizmi i grupit kriminal të organizuar, lidhur me veprën penale Falsifikimi i dokumentit.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe të pandehurit F.K. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, e cila do të llogaritet nga koha e arrestit.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi që ekziston rreziku i ikjes së tij, po ashtu i njëjti mund të ndikoj në prova dhe në dëshmitar.
Gjykata, po ashtu duke marrë në konsideratë peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, tregon rrezikun se i njëjti mund të përsërisë veprën penale, duke marrë për bazë kohëzgjatjen e veprimtarisë së tij si pjesëtar të një grupi të organizuar dhe mënyrës profesionale të kryerjes së veprës penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.