Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë ndaj të pandehurve H.N. dhe N.SH.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë ndaj të pandehurve H.N. dhe N.SH.

Prishtinë, 01 Mars 2025 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit H.N. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, veprën penale Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës dhe veprën penale Përdorimi i paautorizuar të pasurisë dhe i pandehuri N.SH. i dyshuar për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, veprës penale Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës dhe veprës penale në bashkëkryerje Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka marr Aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë të datës 28.02.2025, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve H.N. dhe N.SH. dhe të njëjtëve ju ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, për secilin. Të pandehurit H.N. dhe N.SH. detyrohen të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe nuk guxojnë të largohen nga vendbanimi, përveç rasteve të nevojës së domosdoshme dhe atë me leje të posaçme paraprake të gjyqtarit të procedurës paraprake, po ashtu detyrohet Stacioni Policor Qendra në Prishtinë dhe Stacioni Policor në Obiliq, të verifikojnë zbatimin e kësaj mase dhe në rast të mosrespektimit të saj të informojnë gjyqtarin e procedurës paraprake. Nëse të pandehurit H.N. dhe N.SH. nuk e respektojnë këtë masë, gjykata mund ta caktoj paraburgimin për të njëjtit.

Gjykata vlerësoj se kërkesa për caktim të masës së paraburgimit në këtë çështje penale është e pa bazuar dhe ndaj tyre vendosi të caktoj masën e arrestit shtëpiak. Ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se po të gjenden të pandehurit në liri, të njëjtit mund të fshihen apo të ikin me qëllim të shmangies nga prania e tyre në fazat e mëvonshme të zhvillimit të kësaj procedure penale, po ashtu gjykata vlerësoj se ekziston rreziku i arratisjes së tyre dhe me këtë do ishte pothuajse e pamundur që të sigurohet prania e tyre në procedurë penale në fazat e mëvonshme si dhe nëse të njëjtit mbrohen në liri, do të pengojnë rrjedhën  e procedurës penale, duke asgjësuar, fshehur, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale, apo duke ndikuar në të dëmtuar dhe dëshmitarë.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është̈ një̈ nga masat më të rrepta dhe ekstreme të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale dhe si e tillë duhet vendosur vetëm kur çdo masë tjetër është̈ e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë̈ së veçantë̈ të veprës dhe të pandehurit, andaj në këto kushte vlerësoj se me masën e arrestit mund të arrihet zhvillimi i suksesshëm i procedurës penale, sa i përket parandalimit të ikjes apo pengimit të zhvillimit të procedurës penale nga të njëjtit.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.