Është caktuar masa e paraburgimit ndaj tre të pandehurve për veprat penale Lëshimi i ceqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës ose të kreditit dhe veprën penale Shpërlarja e parave

Është caktuar masa e paraburgimit ndaj tre të pandehurve për veprat penale Lëshimi i ceqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës ose të kreditit dhe veprën penale Shpërlarja e parave

Prishtinë, 22 Shkurt 2025 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve A.Ş., S.E. dhe S.Ö për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës ose të kreditit si dhe veprën penale Shpërlarja e parave.

Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë të datës 21.02.2025 për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.Ș., S.E. dhe S.Ö., ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.Ekziston dyshimi se të pandehurit A.Ș., S.E. dhe S.Ö. nga data 18.01.2025 deri me datë 21.02.2025 në bashkëkryerje me njëri tjetrin dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke qenë në dijeni për transakcione të dyshimta kanë krijuar llogari të bizneseve individuale në TEB Bank dhe Raiffaisen Bank dhe përmes POS terminaleve të këtyre bankave kanë keqpërdorur qindra kartela bankare ndërkombëtare duke bërë transaksione pagesash ku përmes këtyre POS-ve kanë kryer transaksione tek llogaritë e tyre në nëntë biznese, përmes POS terminaleve të TEB Bankës kanë kryer pesë transaksione në vlerë të përgjithshme prej 194427.4 euro dhe përmes Raiffaisen Bank kanë kryer tetë transaksione në vlerë të përgjithshme prej 187204.4 euro dhe pastaj parat i kanë tërhequr kesh dhe i kanë transferuar në llogari tjera jashtë Kosovës, ndërsa me datë 20.02.2025 gjatë kontrollit të banesave të tyre janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale si POS-a dhe kartela bankare.Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktim i i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, sepse nëse të pandehurit A.Ș., S.E. dhe S.Ö., lihen në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre, duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën e kryerjes së veprave penale, mund lehtë të arratisen për t’i ikur përgjegjësisë penale, duke pasur parasysh se të njëjtit janë edhe shtetas të Turqisë. Gjykata po ashtu vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit është masë e vetme për të siguruar prezencën e të pandehurve dhe se cdo masë tjetër do të ishte e pamajftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.See insights and adsBoost

All reactions:88