Njoftim për anulim të seancës së shqyrtimit gjyqësor

Njoftim për anulim të seancës së shqyrtimit gjyqësor

Ju njoftojmë se lidhur me lëndën me numër PKR.nr. 543/2022, e akuzuara A.H. ka parashtruar kërkesë në gjykatë dhe e njëjta ka kërkuar që Departamenti për Krime të Rënda të shpallet si jokompetent sa i përket kompetencës lëndore dhe lënda të dërgohet në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për çështje penale të kësaj gjykate.


Trupi Gjykues në këtë çështje penale ndaj të akuzuares A.H. etj, ka vendosur që Departamenti për Krime të Rënda të shpallet inkompetent në pikëpamje lëndore dhe lëndën ta kalojë në kompetencë në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për çështje penale, të kësaj gjykate.

Meqenëse gjykata ka vendosur që Departamenti për Krime të Rënda të shpallet inkompetent, seanca e shqyrtimit gjyqësor e paraparë me datë 10.02.2025, në ora 13:15, është anuluar.