Prishtinë, 09 Janar 2025 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarve L.S., S.SH., B.N., H.M., S.S. , K.Z., M.N., L.H., A.A.1, F.N. dhe A.A.2.
I akuzuari L.S është shpallur fajtor dhe është dënuar për veprën penale Marrje ryshfeti në vazhdim dhe bashkëkryerje me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) viteve dhe dënim me gjobë në vlerë prej 50.000.00 € ( pesëdhjetë mijë euro ), në të cilin dënim me burgim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak nga data 24.02.2021 deri me datën 15.03.2022.
I akuzuari S.SH është shpallur fajtor dhe është dënuar për veprën penale Marrje ryshfeti në vazhdim dhe bashkëkryerje me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) viteve dhe dënim me gjobë në vlerë prej 20.000.00 € (njëzetë mijë euro), në të cilin dënim me burgim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak nga data 24.02.2021 deri me datën 15.03.2022.
I akuzuari B.N është shpallur fajtor dhe është dënuar për veprën penale Marrje ryshfeti në vazhdim dhe bashkëkryerje me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) viteve dhe dënim me gjobë në shumë prej 20.000.00 € (njëzetë mijë euro), në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak nga data 24.02.2021 deri me datën 15.03.2022.
I akuzuari K.Z është shpallur fajtor dhe është dënuar për veprën penale Marrje Ryshfeti me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) viteve dhe dënim me gjobë në shumë prej 5.000.00 € (pesë mijë euro), në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 24.02.2021 deri me datën 15.03.2022.
I akuzuari H.M është shpallur fajtor dhe është dënuar për veprën penale Mashtrim me Subvencione me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) viteve, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 24.02.2021 deri me datën 15.03.2022.
I akuzuari M.N është shpallur fajtor dhe është dënuar për veprën penale Mashtrim në Detyrë me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve dhe dënim me gjobë në shumë prej 10.000.00 € (dhjet mijë euro), në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 24.02.2021 deri me datën 15.03.2022.
I akuzuari L.H është shpallur fajtor dhe është dënuar për veprën penale Mashtrim në Detyrë me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, i cili nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afat të verifikimit prej 3 (tri) vite nuk kryen vepër të re penale, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 10.000.00 € (dhjetë mijë euro), në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 30.06.2021 deri me datën 15.02.2022.
I akuzuari S.S është shpallur fajtor dhe është dënuar për veprën penale Ndihmë në vazhdim Marrje Ryshfeti me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 25.000.00 € (njëzetë e pesë mijë euro), në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 24.02.2021 deri me datën 15.03.2022,
I akuzuari A.A.1. është shpallur fajtor dhe është dënuar për veprën penale Ndihmë në vazhdim Marrje Ryshfeti me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 25.000.00 € (njëzetë e pesë mijë euro), në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 24.02.2021 deri me datën 15.03.2022,
I akuzuari F.N. është shpallur fajtor për veprën penale Dhënie Ryshfeti dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej prej 1 (një) viti, i cili nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afat të verifikimit prej 2 (dy) vite, nuk kryen vepër të re penale, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 3.000.00 € (tre mijë euro).
I akuzuari A.A.2 është shpallur fajtor për veprën penale Ndihmë në Dhënie Ryshfeti dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, dënim i cili nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afat të verifikimit prej 2 (dy) vite nuk kryen vepër të re penale, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 30.06.2021 deri me datën 15.02.2022, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 3.000.00 € (tre mijë euro).
Nëse të akuzuarit nuk dëshirojnë ose nuk mund ta paguajnë dënimin me gjobë, atëherë dënimi me gjobë iu zëvendësohet me dënim me burgim, duke e llogaritur për çdo ditë të kaluar në burgim nga 20 € (njëzet euro).
Gjykata konform nenit 59 lidhur me nenin 62 të KPP-së, të akuzuarve L.S dhe S.SH iu shqipton dënim plotësues Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në afat prej 10 viteve, të akuzuarve K.Z., B.N., M.N. dhe L.H. iu shqipton dënim plotësues Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në afat prej 5 viteve.
Obligohen të akuzuarit që secili veç e veç që të paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të kësaj gjykate dhe atë; në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë nga 300 (treqind) euro dhe nga 100 euro për fondin për kompensimin e viktimave të krimit, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim.
Gjykata ka urdhëruar që të konfiskohen në mënyrë të përhershme sendet të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale dhe sendet e përfituara nga kryerja e veprës penale, nga i akuzuari S.S shumën e parave prej 200,000.00€ (dyqind mijë euro) nga i akuzuari B.N 1 Telefon Samsung dhe 1 Telefon ACER IMEI, nga i akuzuari S.SH. 1 Telefon IPHONE 12, nga i akuzuari S.S 1 Telefon IPHONE 12 PRO.
Konform nenit 113 të KPPK-së Gjykata urdhëron kthimin e Veturës së tipit Audi A7, në emër të A.M dhe të akuzuait H.M 1 Telefon Samsung J5 Prime, 1 Telefon Samsung J4, të akuzuarit K.Z 1 Telefon IPHONE 7+ dhe 1 Telefon Nokia.
Pala e dëmtuar Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për realizimin e kërkesës pasurore juridike, udhëzohet në kontest të rregullt juridiko civil.
I akuzuari J.S. i akuzuar për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, H.M. për veprën Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe S.S për veprën penale Mashtrimi në bashkëkryerje dhe vazhdimësi, bazuar në nenin 363, paragrafi 1, nën paragrafi 1.3 të KPPK-së, lirohen nga akuza, për shkak se nuk është provuar se kanë kryer këtë vepër penale.
Shpenzimet e procedurës mbesin barrë e buxhetit të gjykatës.
Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.