Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin për të akuzuarin D.D për veprat penale Sulmi ndaj personit zyrtar dhe Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi të kryera në bashkëkryerje

Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin për të akuzuarin D.D për veprat penale Sulmi ndaj personit zyrtar dhe Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi të kryera në bashkëkryerje

Prishtinë, 21 Dhjetor 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarit D.D. për veprën penale Sulmi ndaj personit zyrtar e kryer në bashkëkryerje dhe veprën penale Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi e kryer në bashkëkryerje.

I akuzuari është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej tetëmbëdhjetë (18) muaj për veprën penale Sulmi ndaj personit zyrtar e kryer në bashkëkryerje, në të cilin dënim llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit, nga data 24.07.2024, ndërsa për veprën penale Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi e kryer në bashkëkryerje i është shqiptuar dënim me burg, në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh.

Në bazë të nenit 44 paragrafi 1 të KPRK-së, me pëlqimin e të akuzuarit D.D, dënimi me burg prej 6 gjashtë muaj t’i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumë prej 15,000.00 €, të cilin dënim do ta paguaj në afat prej 15 ditësh, por jo më gjatë se tre muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Të akuzuarit  D.D, i vazhdohet masa e paraburgimit, derisa aktgjykimi të merr formë të prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim.

Obligohet i akuzuari që ti paguaj të gjitha shpenzimet e procedurës, në emër të paushallit gjyqësorë të paguaj shumën prej dyqind (200) €, ndërsa shumën prej njëqind (100) € për Fondin për Kompensimin të Viktimave të Krimit.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.