Prishtinë, 28 Nëntor 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurve E.A, Q.M, E.G, S.B, E.H, I.J, B.V, V.B, XH.B dhe M.J për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Mashtrimi.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe dhjetë të pandehurve iu është caktuar masa e sigurisë paraqitje në stacion policor në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për secilin,
Gjykata vlerësoj se e caktimi i masës së arrestit shtëpiak është masë adekuate , me qëllim të pamundësimit të vazhdimit të veprës penale nga ana e të pandehurve dhe zhvillimit të pa penguar të kësaj çështje penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.