Graçanicë, 19 Nëntor 2024 – Falë mbështetjes së Programit të USAID-it Drejtësia Komerciale, në Gjykatën Themelore të Prishtinës Dega Graçanicë janë angazhuar për punë praktike dy praktikantë nga komuniteti serb. Gjatë ceremonisë së pritjes së praktikantëve, Gjyqtari mbikëqyrës i Degës së Graçanicës, Sinisha Borisavljevic, shprehu mirënjohjen për praktikantët duke theksuar nevojën që kjo gjykatë ka për mbështetje profesionale. “Kjo është hera e parë që gjykata pranon praktikantë dhe për këtë i jemi shumë mirënjohës Programit Drejtësia Komerciale. Gjykata aktualisht operon me një ekip të vogël prej katër gjyqtarësh të cilët janë në kërkim të ndihmës profesionale. Gjykata tashmë ka ndarë buxhet të dedikuar për ndërmjetësim dhe së bashku me praktikantët do të punojë për të rritur numrin e rasteve të referuara në procedurë të ndërmjetësimin dhe të promovojë ndërmjetësimin brenda komunitetit”.
Pjesëmarrëse në këtë ceremoni ishte edhe Gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Milena Djeric e cila theksoi rëndësinë e angazhimit të të rinjve në praktikë nëpërmjet Programit Drejtësia Komerciale, pasi përveç përvojës që marrin në sistemin gjyqësor, praktikantët kanë mundësi të zgjerojnë profesionalizmin e tyre nëpërmjet trajnimeve dhe qasjes së ofruar nga Programi. Sipas saj, pritjet nga praktikantët janë që të mësojnë, të japin kontributin në rritjen dhe përforcimin e ndërmjetësimit si mekanizëm alternativ i zgjidhjes së konflikteve dhe të bëjnë avokim tek bashkëmoshatarët e tyre për angazhim në sistemin e drejtësisë.Praktikantët do të përfshihen në punë praktike, do të kontribuojnë në rritjen e numrit të rasteve të referuara në ndërmjetësim nga Dega në Graçanicë, do të ndjekin trajnimet e Programit dhe do të pajisen me aftësitë e nevojshme, për t’u kyçur në tregun e punës.Më shumë se praktikantë, këta të rinj po i japin formë të ardhmes së drejtësisë komerciale në Kosovë. Përkushtimi i tyre po hap rrugën për një sistem ligjor më efikas dhe më të qassshëm për të gjithë.
Praktikantët do të përfshihen në punë praktike, do të kontribuojnë në rritjen e numrit të rasteve të referuara në ndërmjetësim nga Dega në Graçanicë, do të ndjekin trajnimet e Programit dhe do të pajisen me aftësitë e nevojshme, për t’u kyçur në tregun e punës. Më shumë se praktikantë, këta të rinj po i japin formë të ardhmes së drejtësisë komerciale në Kosovë. Përkushtimi i tyre po hap rrugën për një sistem ligjor më efikas dhe më të qassshëm për të gjithë. Kjo përvojë e shkëlqyer ka për qëllim të zhvillojë njohuritë profesionale dhe akademike të praktikantëve në fushën e drejtësisë komerciale.