Mbahet trajnimi tre ditor në kuadër të OSBE -së, me temën “Raportimi i gjykimit të simuluar”

Mbahet trajnimi tre ditor  në kuadër të OSBE -së, me temën “Raportimi i gjykimit të simuluar”

Prishtinë, 15 Nëntor 2024 – Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë nga Departamenti Special Ngadhnjim Arrni ka marrë pjesë në trajnimin tre ditor të organizuar nga Departamenti i Demokratizimit në kuadër të OSBE -së, me temën “Raportimi i gjykimit të simuluar”.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin prokurorja Mimoza Shala nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ekspertët e të drejtës së mediave Betim Musliu dhe Florent Spahija, si dhe studentë të gazetarisë dhe fakultetit juridik.

Në fjalën hyrëse gjyqtari Ngadhnjim Arrni iu uroi mirëseardhje studentëve dhe shprehu kënaqësinë për organizimin e një trajnimi të tillë. Gjyqtari Arrni theksoi se bashkëpunimi në mes mediave dhe institucioneve të drejtësisë është i domosdoshëm, pasi që kjo krijon një ndëveprim përmes të cilit i ofrohet qasje qytetarit në fushën e drejtësisë, e cila gjithsesi përmirëson klimën demokratike në vend. Gjyqtari Arrni po ashtu deklaroi se raportimi i medias në përgjithësi dhe veçanarisht gazetaria hulumtuese nga anëtarët ose gazetarë të pavarur janë ndër burimet më të rëndësishme të ndërgjegjësimit të publikut për veprat penale.

Ky aktivitet është organizuar nga Departamenti i Demokratizimit në kuadër të OSBE -së.