Filluan punën 19 zyrtarët ligjorë në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Filluan punën 19 zyrtarët ligjorë në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 04 Nëntor 2024 – Kryetarja e gjykatës Albina Shabani Rama së bashku me administratorin e gjykatës Shaban Gërxhaliu kanë pritur në takim 19 zyrtarët ligjorë, të cilët filluan punën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Kryetarja e gjykatës ju uroj mirëseardhje dhe suksese duke iu ofruar mbështetje të plotë në punën e tyre, po ashtu edhe administratori gjithashtu theksoi angazhimin e tij për mbështetje të plotë në realizimin e detyrave dhe ofrimin e kushteve më të mira për zhvillimin e punës në gjykatë.

Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi rëndësinë e punës së tyre për forcimin e sistemit të drejtësisë dhe përmirësimin e shërbimeve ligjore.