Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama ka realizuar vizitë zyrtare nëpër degët e gjykatës, në Podujevë, në Lipjan, në Graçanicë, në Fushë Kosovë dhe në Gllogoc. Vizitat janë realizuar për të vlerësuar mbarëvajtjen e punës dhe për të mbështetur përpjekjet drejt përmirësimit të shërbimeve gjyqësore për qytetarët.
Gjatë këtyre vizitave, kryetarja e gjykatës ka mbajtur
takime me gjyqtarët mbikëqyrës të degëve, gjyqtarët dhe stafin gjyqësor të
secilës degë, ku diskutoi për ecurinë e çështjeve gjyqësore, sfidat aktuale dhe
mundësitë për të përmirësuar proceset e punës, po ashtu për rëndësinë e
përshpejtimit të shqyrtimit të çështjeve për të siguruar qasje të barabartë.
Këto vizita kanë për qëllim të sigurojnë se degët e Gjykatës Themelore në
Prishtinë janë duke funksionuar në përputhje me standardet më të larta të
drejtësisë dhe të efikasitetit, po ashtu këto vizita të realizuara nga
kryetarja e gjykatës kanë për qëllim për të monitoruar dhe mbështetur të gjitha
degët e gjykatës, në përmbushjen e detyrave të tyre në mënyrë sa më efektive
dhe transparente.