Prishtinë 21 Tetor 2024 – Ju njoftojmë se seanca gjyqësore e cila ka qenë e caktuar të mbahet me datë 22.10.2024 në ora 09:00 në çështjen penale kundër të pandehurit A.P është anuluar, për shkak se Prokurori ka parashtruar kërkesë në gjykatë për shtyrje të seancës.
Seancat e radhës janë të caktuara të mbahen me datat 29, 30 dhe 31 tetor 2024 në ora 10:00, po ashtu edhe me datë 01 nëntor 2024 në ora 10:00.