Prishtinë, 28 Shtator 2024 – Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së Paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit S.A për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Vjedhje e rëndë.
Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 26.09.2024, rreth orës 09:20, në rrugën “Ukshin Hoti”në Prishtinë, gjegjësisht në lokalin e të dëmtuarin M.A, i pandehuri S.A me qëllim të përvetësimit të pasurisë së huaj në mënyrë të kundërligjshme, në ditën kritike ka shkuar në vendin e ngjarjes , duke shfrytëzuar situatën kur në objekt nuk ishte askush duke përdorur një mjetë tani për tani të paidentifikuar, ka depërtuar me forcë brenda lokalit dhe nga aty ka arritur t’i marrë materiale të ndryshme dhe kabllo me çka të dëmtuarit i kishin shkaktuar dëm material në vlerë mbi 800 euro , me çka veprimet e të pandehurit vërehen nga kamerat e sigurisë të vendosura në lokal.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit S.A dhe të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, pasi nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, mund të shmanget nga procedura penale, andaj gjykata vlerëson se lënia në liri e të pandehurit mund të rrezikojë në masë të madhe zhvillimin e drejtë të procedurës penale, ndikimin në dëshmitarë, si dhe i njëjti mund të përsëris veprën penale apo mund të kryej vepër penale edhe më të rëndë.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.