Mbahet Tryezë Diskutimi me Grupin e Shfrytëzuesve të Shërbimeve të Degës së Gjykatës në Fushë Kosovë

Mbahet Tryezë Diskutimi me Grupin e Shfrytëzuesve të Shërbimeve të Degës së Gjykatës në Fushë Kosovë

Fushë Kosovë, 20 Shtator 2024 – Gjyqtarja Mbikëqyrëse e Degës së Gjykatës në Fushë Kosovë znj. Suzana Çerkini, në koordinim me përfaqësuesin e USAID –it z. Refik Jajaga, kanë organizuar një tryezë diskutimi, në të cilën kanë prezantuar planin e veprimit të Nismës për Drejtësi Procedurale.

Në këtë takim u prezantuan aktivitetet e Planit të Veprimit për Drejtësi Procedurale, që janë të nevojshme për Degën e Gjykatës në Fushë Kosovë, ashtu që të mbulohen nevojat e qytetarëve dhe t’ju lehtësohet marrja e shërbimeve në gjykatë.

Roli i takimit të këtij grupi të shfrytëzuesve të gjykatës qëndron në dhënien e rekomandimeve shtesë për pasurimin e kësaj iniciative, ashtu që të adresohen të gjitha nevojat që shfrytëzuesit e kësaj gjykate hasin gjatë marrjes së shërbimeve.

Me realizimin e këtyre aktiviteteve, do të ketë edhe përmirësim të shërbimeve që do të ndikojë në efiçiencën e punës së gjykatës dhe të vet sistemit të drejtësisë.