Prishtinë, 18 Shtator 2024, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Albert Zogaj së bashku me Zëvendës kryesuesen znj. Arjeta Sadiku dhe Kryetarin e Komisionit për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi z. Afrim Shala, janë pritur në takim nga Nënkryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, znj. Ilire Vitija dhe gjyqtarët e Departamentit për Çështje Administrative.
Në këtë takim është diskutuar rëndësia e rritjes së efikasitetit në trajtimin e çështjeve administrative, duke theksuar nevojën për një angazhim më të madh nga ana e gjyqtarëve dhe stafit mbështetës të këtij departamenti, si dhe u theksua se përmirësimi i cilësisë dhe shpejtësisë së zgjidhjes së rasteve administrative është një prioritet kyç, në përmbushjen e planit strategjik të sistemit gjyqësor.
Kryesuesi Zogaj dhe Zëvendës kryesuesja Sadiku ritheksuan përkushtimin e tyre për të mbështetur Gjykatën Themelore në Prishtinë në përgjithësi, në veçanti Departamentin për Çështje Administrative, po ashtu falënderuan gjyqtarët për angazhimin e tyre të vazhdueshëm.