Prishtinë, 17 Shtator 2024 – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë kanë filluar punën pesë bashkëpunëtorë profesional, të cilët u pritën nga Nënkryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Ilire Vitija dhe Administratori i gjykatës z. Shaban Gërxhaliu.
Nënkryetarja Vitija iu uroj mirëseardhje dhe suksese në punë, duke iu ofruar mbështetje dhe bashkëpunim nga gjykata si dhe kërkoi përkushtim maksimal nga ana e tyre në kryerjen e detyrave me profesionalizëm, duke potencuar se angazhimi i tyre do të jetë i dobishëm dhe do të sjellë ndyshime pozitive në funksionimin e gjykatës.