Gllogoc, 4 Shtator 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Gllogoc, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburigimit kundër të pandehurit J.K. i dyshuar se ka marrë pjesë në kryerjen e veprës penale Rrezikimi i trafikut publik, me pasoja të vdekjës, ku ka pësuar motoçiklsiti G.H.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit J.K. dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditësh.
Gjykata vlersojë se ekzistojnë kushtet dhe arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, përkatësisht përpos dyshimit të bazuar, se e ka kryer veprën penale, në rastin konkret ekziston edhe dyshimi i bazuar se më lënjen e tij në liri, ekziston rreziku i arratisjës dhe pengimit të zhvillimit të sukseseshëm të procedurës penale, pasi që nga provat e siguruara, vetura të cilën ka qenë duke e drejtuar i pandehuiri ishte me targa të Gjermanisë, poashtu rezulton se i njëjti posedon vizë pune edhe në shtetet e huaja-në Gjermani, poashtu ka adresë banimi në Gjermani, andaj ekziston rreziku real që me lënjen në liri të pandehurit, i njëjti nuk do të iu përgjigjet ftesave të organeve të drejtësisë, pra ekziston rreziku për të u arratisur. Poashtu duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrln dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ekziston rreziku se me lënjen e tij në liri, mund të ndikoi dëshmitar në këtë fazë të procedurës, andaj gjykata për sigurimin e suksesshëm të rrjedhës të procedurës penale në fazën hetimore në Prokurori, është caktuar masa e paraburgimit.
Kundër këtij aktvendimi palët e pakënaqura, kanë të drejtë ankese në Gjykaten e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Gllogoc.