Prishtinë, 02 Shtator 2024 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtin֝ë znj. Albina Shabani – Rama ka pritur në takim gjyqtarët znj. Valbonë Fejza, znj. Rajmonda Kurteshi, znj. Fllanza Hashani dhe z. Blerim Beshtica, të cilët janë transferuar nga gjykatat tjera të Republikës së Kosovës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Në këtë takim, kryetarja e gjykatës Shabani- Rama iu uroj mirëseardhje gjyqtarëve, duke ju dëshiruar suksese në punë dhe duke iu ofruar bashkëpunim dhe mbështetje të plotë, duke theksuar se ky transferim do të kontribuojë në zgjidhjen dhe efikasitetin e trajtimit të lëndëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë.