Prishtinë, 31 Korrik 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur, në rigjykim ka shpallur Aktgjykim dënues në çështjen penale ndaj dy të miturve.
I mituri (1) është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dhjetë (10 vite) për veprën penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërsisë së këtij aktgjykimi.
I mituri (2) është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej nëntë (9 vite) për veprën penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërsisë së këtij aktgjykimi.
Të miturve në bazë të nenit 366 paragrafi 1, nën paragrafi 3 të KPPRK-së iu vazhdohet masa e paraburgimit, derisa aktgjykimi të marrë formë të prerë.
Përfaqësuesi ligjor dhe përfaqësuesi i autorizuar i viktimës, për realzimin e kërkesës pasuror juridike udhëzohen në kontest civil.
Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.