Prishtinë, 16 Maj 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.T dhe A.T, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Shtytje në vetëvrasje.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.T dhe A.T dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.
Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurve S.T dhe A.T, andaj caktimi i masës së paraburgimit është i domosdoshëm, sepse nëse ë pandehurit lihen në liri, mund të ndikojnë tek dëshmitarët që të ndryshojnë dëshmitë e tyre dhe në këtë mënyrë, të njëjtit do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.