Prishtinë, 03 Maj 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarit E.S, për shkak të veprës penale Nxitje në vrasje të rëndë.
I akuzuari E.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej njëzet e pesë ( 25 ) vite, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe atë të arrestit shtëpiak, i akuzuari E.S dënimin e shqiptuar do ta mbajë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Të akuzuarit E.S i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak me aktvendim të veçantë deri në plotfuqishmërinë e Aktgjykimit.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Prishtinë.