Prishtinë, 19 Prill 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve R.P dhe E.R, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Falsifikimi i parasë.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.P dhe E.R dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin, paraburgimi iu është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.
Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, andaj nëse të pandehurit lihen në liri, të njëjtit mund të jenë të pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tyre dhe kjo do të vështirësonte përfundimin me sukses të kësaj procedure, po ashtu të pandehurit nëse do të jenë në liri, mund të asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë ose falsifikojnë provat e veprave penale ose do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar edhe tek dëshmitarët e rastit.
Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 16.04.2024, rreth orës 23:15 minuta, në rrugën “Panairi”, fshati Shkabaj, në Prishtinë, të pandehurit R.P dhe E.R në bashkëveprim kanë poseduar monedha të ngjyrosura të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, në atë mënyrë që Policia gjatë pikës së kontrollit ka ndaluar automjetin e tipit mercedes, ashtu që pas kontrollimit të automjetit janë gjetur një shumë e parave me ngjyrë të gjelbër të cilat janë të falsifikuara, ku pas verifikimit të tyre ka rezultuar se shuma e parave ishte si në vijim: 195 kartëmonedha të llojit 100 euro, gjithsejtë 19.500.00 euro, 116 kartëmonedha të llojit 50 euro, gjithsejtë 5.800.00 euro dhe 7 monedha metalike të llojit dy hero, gjithsej 14 euro, shuma totale e të gjitha parave që dyshohet se janë falsifikuara është njëzet e pesëmijë e treqind e katërmbëdhjetë (25.314.00) euro, me ç’rast policia përmes vërtetimit për sekuestrimin e përkohshëm të sendeve të njëjtat i kanë sekuestruar, me çka ekziston dyshimi i bazuar se te pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Falsifikimi i parasë.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.