Prishtinë, 03 Prill 2024 – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë filluan punën katër bashkëpunëtorë profesional, të cilët janë pritur nga Kryetarja e gjykatës znj. Albina Shabani – Rama dhe Nënkryetari i gjykatës z. Mentor Bajraktari.
Kryetarja Shabani – Rama fillimisht iu uroj mirëseardhje dhe suksese në punë, si dhe ju premtoj bashkëpunim dhe mbështetje nga ana e gjykatës, po ashtu kërkoi nga të njëjtit angazhim dhe përkushtim maksimal në punë, me qëllim të ngritjes së efikasitetit të gjykatës, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies.