Prishtinë 29 Shkurt 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë ka ndjekur me shqetësim publikimin e postimeve të datës 26 shkurt 2024 me etiketime dhe fjalor fyes ndaj gjykatës dhe gjyqtares së kësaj gjykate znj. Edita Çanta, në lidhje me shpalljen e Aktgjykimit të datës 26 shkurt 2024, ku i akuzuar ishte Glauk Konjufca.
Gjykata, konsideron se këto publikime cenojnë rëndë figurën e gjyqtarit, pavarësinë e tyre dhe besimin e publikut ndaj sistemit gjyqësor dhe si të tilla ndikojnë negativisht në pavarësinë dhe paanësinë e gjyqtarëve në misionin e tyre për dhënien e drejtësisë.
Gjykata Themelore Prishtinë, fton opinionin publik që të përmbahen në komentimin e vendimeve gjyqësore pasi që gjykata vendimet i merr në bazë të provave të administruara në shqyrtim gjyqësor dhe si të tilla vendimet e gjykatës së shkallës së parë nuk janë përfundimtare, mund të vlerësohen nga gjykata e shkallëve më të larta sipas mjeteve të goditjes.