Prishtinë, 12 Shkurt 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarit R.G, për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale Armëmbajtje pa leje, nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari R.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik në kohëzgjatje prej njëzet e pesë (25) vite burgim, pasi që ka privuar nga jeta tani të ndjerën – bashkëshorten e tij M.H, si dhe ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin – mikun e tij, XH.H. Të akuzuarit R.G në dënimin e shqiptuar i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 26.12.2016 e tutje, të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.
Të dëmtuarit XH.H dhe E.H, për realizimin e kërkesës pasurore juridike, udhëzohen në kontest civil.
Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në afat prej 30 ditësh për Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.