Prishtinë 10 Shkurt 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda në çështjen penale kundër të akuzuarit E.S, për vepën penale Shtytje në kryerjen e veprës së rëndë të parashikuar nga neni 147 paragrafi 3 dhe 9 lidhur me nenin 24 të KPK-së, për të cilën vepër çështja është kthyer në rigjykim sipas vendimit të Gjykatës së Apelit – Departamenti Special, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke vendosur sipas detyrës zyrtare, me datë 09.02.2024 konform nenit 181 paragrafi 7 lidhur me nenin 190 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ka marr Aktvendim dhe të akuzuarit E.S i ndërprehet masa e arrestit shtëpiak me datë 10.02.2024 dhe kundër të njëjtit urdhërohet masa e paraqitjes në stacion policor, e cila masë do të zgjasë në kohëzgjatje prej një muaj.
Konform nenit 176 paragrafi 4 të KPRK-së, gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit, nëse i akuzuari E.S nuk respekton masën e shqiptuar.
Gjykata duke vepruar sipas detyres zyrtare, të akuzuarit E.S i ndërpren masën e arrestit shtëpiak dhe kundër të njëjtit cakton masën e paraqitjes në stacion policor, e cila masë do të zgjasë në kohëzgjatje prej një muaj, ngase që nga data e caktimit të masës së arrestit shtëpiak me datë 15.10.2021 e deri me tash, i njëjti asnjëherë nuk e ka shkelur masën e arrestit shtëpiak. Duke pasur parasysh se i akuzuari gjendet nën masën e arresti shtëpiak për më shumë se dy vite dhe se nuk ka pasur asnjë njoftim nga Policia e Kosovës se i njëjti në çfarëdo mënyre nuk e ka respektuar këtë masë, gjykata konsideron se edhe masa e paraqitjes në stacion policor, krijon kushte që procedura penale në këtë çështje të zhvillohet pa vështirësi.
Andaj gjykata vlerëson se është përmbushur kushti nga neni 176 paragrafi 1, pika 1.2 të KPRK-së, ngase ka arsye për të besuar, se po të gjendet i akuzuari në liri të plotë, do të mund të fshihet ose do të largohet nga Kosova.
Kundër këtij vendimi, palët mund të paraqesin ankesë në GJykatën e Apelit, përmes GJykatës Themelore në Prishtinë.