Prishtinë 09 Shkurt 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit F.A për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale
penale Dhuna në familje dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve.
Gjyqtarja e Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.A, andaj të nj֝ëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj. Paraburgimi i caktohet në bazë të nenit 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Temelore në Prishtinë.