Prishtinë, 31 Janar 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarve P.L, N.SH, B.T dhe E.B për shkak të veprës penale se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari P.L është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e tetë (8), muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë si dhe i është caktuar dënim plotësues ashtu që të pandehurit P.L i ndalohet për tre (3) vite e gjashtë (6) muaj ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike, pas mbajtjes së dënimit me burgim.
I akuzuari N.SH është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një (1) vit e tetë (8) muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë si dhe i është caktuar dënim plotësues ashtu që të pandehurit N.SH i ndalohet për dy (2) vite ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike, pas mbajtjes së dënimit me burgim.
I akuzuari B.T është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një (1) vit e tetë (8), muaj i cili dënim nuk do të ekzekutohet pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë si dhe i është caktuar dënim plotësues ashtu që të pandehurit B.T i ndalohet për dy (2) vite ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike, pas mbajtjes së dënimit me burgim.
I akuzuari E.B është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e tre (3) muaj i cili dënim nuk do të ekzekutohet pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë si dhe i është caktuar dënim plotësues ashtu që të pandehurit E.B i ndalohet për dy (3) vite ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike, pas mbajtjes së dënimit me burgim.
Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil.
Obligohen të akuzuarit P.L, N.SH, B.T dhe E.B, secili veç e veç ti paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës, në emër të paushallit gjyqësorë të paguajnë shumën prej treqind (300) €, ndërsa shumën prej njëqind (100) € për Fondin për Kompensimin të Viktimave të Krimit, të gjitha ti paguajnë në afat prej 15 ditësh, por jo më gjatë se tre muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në afat prej 30 ditësh për Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.