Prishtinë, 05 dhjetor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm Divizioni Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.H, për shkak të veprës penale Mos raportim Ose Raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare, nga neni 430 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari S.H është liruar nga akuza, pasi që nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.