Prishtinë, 04 dhjetor 2023 – Ju njoftojmë se shqyrtimi i cili ka qenë i caktuar të mbahet për datë 12.12.2023 në ora 09:30 kundër të pandehurve A.A dhe A.V, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1, pika 1.5 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe secili veç e veç kanë kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së, nuk do të mbahet për shkak të kërkesës nga pala e dëmtuar për shtyrjen e seancës, pasi që gjenden jashtë vendit për disa kontrolle mjekësore.
Shqyrtimi i radhës do të mbahet me datë 23.02.2024, në ora 09:30 dhe palët në procedurë do të njoftohen me ftesa të rregullta nga gjykata .